Kreu i IKMT, Dallëndyshe Bici, tur takimesh me strukturat e pushtetit vendor, e nis nga Kukësi

Mos i humb

Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, ka nisur një tur takimesh me strukturat vendore në të gjithë Shqipërinë. Ndalesa e saj e parë ka qenë Kukësi, ku është zhvilluar takimi i parë i këtij turi, me kryetarin e bashkisë z. Safet Gjici.

foto galeri

Mbrojtja nga ndërtimet e paligjshme, kujdesi për mjedisin, bashkëpunimi i fortë mes pushtetit qendror dhe vendor, por sidomos ndërveprimi i këtyre strukturave me qytetarët, kanë qenë në thelb të takimeve të sotme.

foto galeri

Znj. Bici, ka ofruar dhe ka gjetur gatishmëri të plotë për çuarjen më tutje të bashkëpunimit mes strukturave, ligjit dhe qytetarëve.

foto galeri

Takimet e saj do të vazhdojnë në të gjitha qarqet dhe me të gjitha strukturat vendore, për shkurtimin e burokracive dhe afrimin e ngushtë me problematikën e qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit