Kreu i PD-së, Sali Berisha viziton Ervin Salianjin në burgun e Fierit

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në burgun e Fierit për të takuar ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Siç duket nga pamjet, shoqëruesi i Berishës mban në duar një qese kartoni që me siguri bëhet fjalë për ndonjë dhuratë që kryedemokrati ka zgjedhur t’i bëjë Salianjit.

Kryedemokrati shoqërohet për të bërë vizitën në burgun e Fierit edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej datës 27 Shtator 2024.

Ish-deputeti akuzohet për “kallëzim të rremë publik” në lidhje me çështjen “Babale” pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e Salianjit me 1 vit burg.

Arrestimi i tij u pasua me një sërë reagimesh politike të krahut të djathtë, të cilët e cilësuan dënimin e tij me burg si vendimmarrje politike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit