Krijohet sistemi që mund të “parashikojë” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Mos i humb

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një pacient me sëmundje koronare të zemrës, duke parashikuar në këtë mënyrë shanset e një pacienti për të mbijetuar, shkruan Science Daily

Studiuesit në Spitalin Universitar Charite të Berlinit, të udhëhequr nga Dr Florian Kurt dhe Marcus Ralser, të cilët botuan studimin në revistën e shëndetit dighital PLoS Digital Health, studiuan nivelet e 321 proteinave në mostrat e gjakut.

Nga pacientët e infektuar me Covid, 15 prej tyre vdiqen ndërsa ata që mbijetuan qëndruan në spital për 63 ditë. Sistemi i inteligjencës artificiale u përdor më pas për të gjetur korrelacione midis proteinave dhe mundësisë për mbijetës të pacientit, raporton abcnews.al

Në këtë mënyrë u identifikuan 14 proteina që me kalimin e kohës ndryshojnë tek pacientët që rikuperohen në krahasim me ata që nuk arrijnë të mbijetojnë. Modeli, i testuar në 24 pacientë të tjerë të sëmurë rëndë me Covid-19, tregoi saktësi të lartë prognostike, duke parashikuar saktë 18 nga 19 pacientët që mbijetuan, si dhe  pesë pacientët që vdiqën.

Studiuesit thanë se sapo prognoza e sistemit të konfirmohet në një kampion më të madh pacientësh, ai mund të përdoret nga mjekët për të identifikuar pacientët që janë më të rrezikuar të humbasin jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit