Krijonin kriptovaluta, arrestohet 2 administratorët e subjekteve ku bëhej prodhimi në Durrës

Mos i humb

Policia në Durrës ka vënë në pranga dy persona në vijim të operacionit të koduar “KRIPTOFARM”. Njoftohet se në pranga janë vënë E. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave, në fshatin Pjezë, Shijak;

E.H., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave në fshatin Fllakë, Durrës.

Gjatë operacionit “KRIPTOFARM” u arrestuan në flagrancë 3 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime për ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave që krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen para drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit