Krim brenda familjes në Maqellarë, vëllai vret me thikë vëllanë më të vogël

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Maqellarë ku një 26-vjeçar ka vrarë vëllain e tij.

Krimi brenda familjes ka ndodhur në fshatin Allabegi ku F.T ka vrarë më thikë vëllain e tij më të vogel, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta ndërsa policia ka nisu punën për zbardhjen e saj. Po ashtu po punohet për kapjen e autorit.

NJOFTIMI

Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit