Krimi në Bulqizë, Policia merr në mbrojtje familjen e autorit që vrau 21-vjeçarin

Mos i humb

Bulqiza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku një sherr banal  mes të rinjsh përfundoi me vdekjen e një  21-vjeçari. Ai u godit me thikë nga bashkëmoshatari e tij.

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb”  se pasi janë konfliktuar verbalisht, autori i dyshuar, 22-vjeçari Fatjon Keta, ka nxjerrë thikën dhe më pas ka goditur të riun, Arlind Pasha. Ky i fundit ka humbur jetën rrugës për në spital.

Kur kanë kaluar disa orë nga vrasja  e të riut, Policia e Bulqizës ka zbarkuar në terren duke marrë në mbrojtje shtëpinë e autorit, me qëllim parandalimin e ndonjë hakmarrjeje të mundshme nga familjarët e 21-vjeçarit, i cili mbeti viktimë e një sherri banal. Nga të dhënat e para dyshohet se autori rezulton me probleme mendore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit