Krimi që tronditi Greqinë, flet psikologia e 20-vjeçares, ja çfarë thotë

Mos i humb

Ditët e fundit kanë dalë në dritë detaje të reja nga krimi monstruoz në Greqi, ku gjatë një grabitje mbeti e vdekur 20-vjeçarja Karoline.

Së fundmi dyshohet se në krim është i implikuar edhe bashkëshorti i viktimës. Pikërisht për raportin mes tyre ka folur psikologia e vajzës fatkeqe, e cila u vra në fillim të muajit maj, në sy të foshnjës 11-muajshe në Glyka Nera, Athinë.

Sipas Eleni Mylonopoulou, psikologes së Caroline, çifti nuk kishte asnjë problem midis tyre. Siç thekson psikologia, ata ishin një çift shumë i lumtur dhe i afërt, në fakt piloti (bashkëshorti) e shoqëronte gruan e tij në seancat me psikologen. Përveç kësaj, znj. Mylonopoulou, tha se Caroline ishte një nënë shumë e mirë dhe se kishte kerkuar ndihmën e psikologes për në lidhje me amësinë.

“Për këtë çift, unë kam vetëm më të mirën për të thënë. I shikoja çdo herë bashkë. Caroline nuk kishte shoqe dhe gjithë vëmendjen ia kushtonte fëmijës. Ajo ishte një fëmijë 20 vjeç, e konsideroja si të ishte bija ime, imagjinoni fëmijët e mi janë mbi 30 vjeç dhe ajo është 20. Ajo donte këshillën time sepse ishte pak e shqetësuar, por nuk kishte frikë nga asgjë.

Ajo ishte njeri i qeshur, me qëllime, ankthi i saj ishte për fëmijën. Para se të lindte ajo kishte pësuar një abort spontan. Babis (bashkëshorti) ishte shumë mbështetëse në gjithçka për të, madje e mbështeste dhe në studimet universitare. Ajo e donte burrin e saj, dhe ai gjithashtu e donte atë “, tha psikologia.

E pyetur se kur e pa për herë të fundit Caroline, ajo tha:

“Nuk e mbaj mend datën e saktë, ata ishin larguar për një udhëtim për Pashkë.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit