“Kriminel lufte që vjen të pozojë si bamirës”, Vuçiç pritet me protesta në Tiranë

Mos i humb

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mbërrin sot në Tiranë në kuadër të punimeve për të ashtuquajturin Mini-Schengenin Ballkanik.

Po ashtu në këtë takim do të jete edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ndërkohë që Kosova, e cila u ftua të përfaqësohej në nivel presidencial ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama.

Presidenti Thaçi e shpjegoi refuzimin për faktin se Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Mbërritja e presidentit serb në Tiranë është pritur me protesta të organizuara nga Vetëvendosja në Shqipëri e cila ka organizuar një tubim.

Vetëvendosja ka njoftuar se do të shpalosen pankarta me mbishkrime “Vuçiç, një kriminel lufte që vjen të pozojë si bamirës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit