Libi – Qeveria e Pajtimit Kombëtar miraton aktivizimin e marrëveshjes së sigurisë me Turqinë

Mos i humb

Sipas një komunikate me shkrim të Zyrës së Kryeministrit të Libisë, Fayez al-Sarraj, Këshilli i Ministrave mbajti një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar zhvillimet brenda vendit dhe ato ndërkombëtare.

Në mbledhjen e realizuar nën drejtimin e Kryeministrit Al-Sarraj, u miratua njëzëri aktivizimi i Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar me Turqinë për Bashkëpunim Ushtarak dhe të Sigurisë.

Ankaraja zyrtare dhe qeveria libiane me seli në Tripoli arritën më 27 nëntor dy memorandume mirëkuptimi të veçanta, një mbi bashkëpunimin ushtarak dhe tjetri mbi përcaktimin e zonave të juridiksionit detar të dy vendeve në Mesdheun Lindor.

Memorandumi i parë mbi kufijtë detarë konfirmoi të drejtat e Turqisë në Mesdheun Lindor karshi aktiviteteve të njëanshme të shpimit nga administrata grekoqipriote duke bërë të qartë se Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) gjithashtu ka të drejta mbi burimet në zonë. Ai hyri në fuqi më 8 dhjetor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit