Kriminelët kibernetikë po e shfrytëzojnë frikën rreth coronavirusit për të përfituar nga shpërndarja e materialeve të rrejshme

Mos i humb

Shfrytëzimi i një krize shëndetësore për përfitime materiale, për fat të keq është një mundësi që është popullarizuar shumë gjatë kohëve të fundit.

Hulumtimi i Check Point, ka gjetur se kriminelët kibernetikë në mbarë botën, janë duke punuar në drejtime të ndryshime, që të përfitojnë lidhur me frikën rreth coronavirusit.

Rreth 50 për qind e gjetjeve ka të bëjë me ueb-faqe të rrejshme, që thuhet se janë për këshilla, apo edhe mundësi se si të shërohet kjo sëmundje.

Grupe të ndryshme kriminale, kanë dërguar edhe e-maila, në llogari të shumta, kur ofrohet ndihmë rreth parandalimit të coronavirusit.

Të gjitha këto, kanë pasur si synim mbledhjen e informatave personale të përdoruesve, që do të përdoren më pas për veprime tjera.

Si pjesë e këtyre mashtrimeve, ka qenë një e-mail që thuhej se ishte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa është dërguar në dhjetë për qind të organizatave në Itali.

“Janë mbi 4,000 domene lidhur me coronavirus, të regjistruara në mbarë botën”, ka gjetur Check Point, derisa janë 230 ueb-faqe që qarkullojnë në internet.

Deri më tani, janë shumë kompani që veprojnë nëpërmjet internetit, që i kanë larguar të dhënat lidhur me coronavirusin, derisa materialet të jenë të konfirmuara dhe në rregull.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit