Krimineli dhe trafikanti i drogës kërcënon dhe dhunon familjarin në sy të fëmijëve

Mos i humb

Një ngjarje e pazakontë, në dukje sikur ishte një skenë filmash ka ndodhur ditën e sotme në vendin tonë, me protagonist një kriminel i cili është një emër i njohur për drejtësinë.

Agim Hyska, person me precedent penal të mëparshëm, 2 herë në burg për trafik droge dhe krime të tjera, i ka bllokuar rrugën Nebi Caushit duke i përplasur makinën. Sikur të mos mjaftonte kjo, Agim Hyska ka qenë i armatosur dhe veç të tjerash ka kërcënuar me armë si dhe ka gjuajtur me grusht Nebi Caushin.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur e gjitha në prani të fëmijëve të Caushit, të cilët e panë skenën para syve. Ngjarja e sotme ishte një element shtesë në CV-në e kriminelit, e shkuara e të cilit është e ‘pasur’ me ngjarje kriminale. Në vitin 2012, Agim Hyska ka pasur konflikt me vëllain e Nebi Caushit, Artan Caushi. Hyska e agravoi konfliktin duke gjuajtur me armë drejt biznesit së Caushit duke i thyer xhamat.

Pas kësaj ngjarjeje, ai u shoqërua në polici, një ambient që ndoshta i është bërë si ‘shtëpi e dytë’, por gjithsesi bëmat e tij të njëpasnjëshme nuk kanë mjaftuar që të qëndrojë brenda qelisë. Edhe pas kësaj ngjarjeje,me një indiferencë të pakuptueshme nga drejtësia e atëhershme, ai është lënë i lirë qysh të nesërmen.

Hyska ka qenë në burg 2 herë për trafik droge dhe krime të tjera, por kjo nuk e ndal dhe ai vijon të endet rrugëve duke shtuar në ‘bagazhin’ e tij kriminal, ngjarje të tjera si kjo e sotmja. Për ngjarjen e sotme shtetasi Nebi Caushi ka bërë denoncim në komisariat dhe këtë herë organet ligjzbatuese duhet të veprojnë me dorë të hekurt ndaj një elementi kriminal që është bërë protagonist për herë të disatë me ngjarje të kësaj natyre. Emri i tij është nga ata që duhet të jetë në radhët e para për tu bërë shembull nga organet e drejtësisë, pasi në të kundërt ai del në origjinë dhe i bën karshillëk asaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit