Kritika kundër Trump, bëri shaka raciste për veteranët

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të përfundojë në shënjestër të kritikave për komentet e tij të papërshtatshme.
Gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë në nder të veteranëve Navaho në Luftën e Dytë Botërore ai bëri një shaka me sfond racor.

Duke iu referuar veteranëve autoktonë amerikanë, Trump përsëriti pseudonimin që i ka vënë kundërshtares së tij politike, Elizabeth Warren, të cilën e quan Pokahontas.
“Ju keni qenë këtu shumë kohë përpara nesh. Ne kemi një përfaqësuese në Kongres për të cilën thonë se i ka rrënjët shumë të thella këtu. Ajo quhet Pokahontas”, u shpreh Donald trump, Presidenti i SHBA.

Trump e ka tallur vazhdimisht Warren lidhur me pretendimet se e ka origjinën nga indianet e Amerikës, duke i vene pseudonimin Pokahontas, siç quhej vajza e një lideri të fuqishëm indian në Virxhinian koloniale të shekullit të 17-të.

Gjatë fushatës ky lloj etiketimi nxiti brohorima dhe kritika, por të hënën audienca qëndroi e heshtur. Warren, një ikonë progresiste nga Masacusetes deklaroi më vonë se ishte një fatkeqësi e madhe që presidenti amerikan bënte komente të tilla racore gjate një ceremonie për nderimin e heronjve.
Shtëpia e Bardhë e kundërshtoi senatoren dhe e fajësoi atë se nuk kishte qenë e sinqertë lidhur me prejardhjen e saj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit