Kritikohet Qeveria për politika diskriminuese mes sektorit publik dhe atij privat

Mos i humb

Mungesa e kontratave të punës, mospagesa e trustit pensional, pasiguria në vendin e punës, mungesa e mbështetjes financiare në rast të lëndimeve në vendin e punës dhe oraret e zgjatura, janë disa nga problemet, me të cilat, sipas Sindikatës së Pavarur të Kosovës, përballen të punësuarit në sektorin privat në Kosovë.

Edhe pse për disa kategori në Kosovë, si për punonjësit shëndetësorë dhe ata të Policisë së Kosovës, ka shtesa për rrezikshmërinë në vendin e punës dhe për kujdestaritë, punëtorët e sektorit privat nuk e kanë asnjërin kompensim financiar.

Kryetari i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Jusuf Azemi, ka treguar se kanë bërë shumë herë kërkesa në institucionet përgjegjëse që të paguhet rrezikshmëria në vendin e punës, por se, sipas tij, ato nuk janë trajtuar asnjëherë.

Në Shqipëri, sipas tij, njihen rreth 86 lloje të rrezikshmërisë në vendin e punës, kurse në Kosovë deri tani janë kategorizuar nëntë lloje të rrezikshmërisë.

Azemi ka thënë se punëtorët e sektorit privat janë të diskriminuar kundrejt atyre të sektorit publik, shkruan Koha Ditore. Përveç kompensimeve për punët shtesë dhe për rrezikshmërinë në punë, punëtorët në sektorin publik gjatë 10 vjetëve të fundit kanë përfituar rritje të pagave që kalon 100- përqindëshin. E në sektorin privat rritja e pagave, sipas Agjencisë së Statistikave, gjatë këtyre vjetëve është afër 5 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit