Duke folur për gazetarët në Bruksel, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas foli me kujdes për ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në kufijtë e BE-së.

“Putini është sigurisht ai që thjesht mund të përdorë ndikimin e tij mbi (Presidentin Aleksandër) Lukashenko për t’i dhënë fund kësaj përpjekje vërtet çnjerëzore,” tha ai, duke akuzuar Bjellorusinë për përdorimin e azilkërkuesve si një mjet politik për të ushtruar presion mbi BE.