Kriza e gjykatave, Ruçi: E zgjidhim brenda vitit

Mos i humb

Dy vjet pas miratimit të paketës kushtetuese për drejtësinë, jo vetëm që institucionet e reja nuk janë ngritur, por janë praktikisht jashtë funksionit edhe dy gjykatat kryesore, Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë.

Për kryeparlamentarin Gramoz Ruçi kjo situatë nuk erdhi papritur. Pas pyetjes së Top Channel se cilat janë pritshmëritë e tij për zgjidhje, kryeparlamentari jep një afat.

“Kjo nuk ka qenë e papritur, pasi ishim të vetëdijshëm që do të ndodhte. Ne shpresojmë që brenda sesionit të vjeshtës, ky shqetësim shumë i drejtë, të jetë i përmbushur”, tha kryeparlamentari.

Gramoz Ruçi ruan linjën e kryeministrit kur thotë se BE nuk vendosi kushte për hapjen e nehociatave vitin tjetër, por kryeparlamentari kujdeset për pjesën e tij, atë të tërheqjes së opozitës në terren dialogu.

“Unë do të gjykoja që shëmbullin e kemi edhe mes vetes dhe do të inkurajoja që këto shembuj të shtohen, si për miratimin e 7 ligjeve, ashtu edhe për organet e tjera të sistemit të drejtësisë, për të vazhduar pastaj me reformën për Kodin Zgjedhor”, deklaroi Ruçi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit