Kriza e ushqimit afrohet derisa karkalecat pushtojnë veriun e Kenias

Mos i humb

Kenia veriore është duke u përballur me uri të madhe pas pushtimit të kohëve të fundit nga karkalecat që me origjinë janë nga Somalia fqinje, theksuan sot zyrtarët.

Autoritetet lokale nga Departamenti i Bujqësisë i Qarkut Wajir u thanë gazetarëve se karkalecat, të ardhur nga Somalia jugore “lëvizën për rreth dy orë para se të vendoseshin tetë deri në 10 kilometra larg nga qyteti Kutulo”.

Kutulo është afërsisht 45 kilometra kufiri Kenia-Somali.

Fermeri Hassan Ahmed, 44 vjeç, për AA tha se “Karkalecat kanë shkatërruar prodhimet e gatshme të fermave. Shirat kanë qenë të mira dhe kemi kullota për kafshët tona, por karkalecat hanë çdo gjë që ata gjejnë për sa kohë që është e gjelbër”.

Ashtu si shumë banorë të qarqeve Wajir dhe Mandera që janë kryesisht blegtorë, Ahmed tha se karkalecat po hanin të gjithë barin e destinuar për kafshët.

“Pa kullotë do të thotë humbje e jetesës sonë, ne nuk mund të marrim qumësht të mjaftueshëm nga kafshët tona dhe përfundimisht ata do të vdesin”, tha ai.

Sipas Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të OKB-së (FAO) përhapja e karkalecave të shkretëtirës në Somali shkatërroi mijëra hektarë të korrave, incidenti më i keq i tillë në mbi 25 vjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit