“Kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore”/ Italia mbyll të gjitha aktivitetet prodhuese dytësore, hapur farmacitë dhe supermarketet

Mos i humb

Në Itali do të qëndrojnë hapur vetëm supermarketet dhe farmacitë, për të mundësuar plotësimin e nevojave jetike të njerëzve, ndërkohë që çdo aktivitet prodhues dytësor do të mbyllet.

Kështu është shprehur kryeministri Giuseppe Conte, në një kohë kur dje numri i të vdekurve brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19 theu rekord; saktësisht 793 viktima.

“Është kriza më e vështirë që vendi po jeton që nga Lufta e Dytë Botërore. Do të vijojnë të qëndrojnë të hapura të gjitha supermarketet, dyqanet ushqimore. Nuk ka asnjë arsye për të ndenjur në radhë dhe për të nxituar për blerje. Do të qëndrojnë hapur farmacitë, shërbimet bankare, postat; do të sigurojmë të gjitha shërbimet thelbësore publike, siç është transporti”, u shpreh Conte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit