Kriza politike në Britani, kryeministrja May mbledh kabinetin

Mos i humb

 

 

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, po përballet me një sfidë të madhe për të ruajtur stabilitetin dhe unitetin brenda qeverisë së saj pas dorëheqjeve të dy ministrave të rëndësishëm nga shkaku i pakënaqësive rreth planeve të vendit për braktisje të Bashkimit Evropian (Brexit).

May sot ka mbajtur në Londër një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit, një tentativë për të ruajtur autoritetin e saj dhe stabilitetin e qeverisë.

Takimi u mbajt pak orë pas dorëheqjes së shefit të diplomacisë britanike, Boris Johnson, ndërsa një ditë më parë, dorëheqjen e tij e dha edhe sekretari për Brexit, David Davis.

Johnson dhe Davis u dorëhoqën nga shkaku i pakënaqësive të shprehura rreth planit të kryeministres May për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me Bashkimin Evropian (BE).

May në mënyrë shumë të shpejtë emëroi ministrat e rinj, me çka ministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Jeremy Hunt u emërua në postin e shefit të diplomacisë, ndërkohë që sekretari i ri për Brexit është emëruar deputeti ambicioz, Dominic Raab.

Brenda qeverisë britanike duket se ekziston një ndarje e qartë mes avokatëve të Brexitit dhe atyre që avokojnë mbajtjen e lidhjeve të ngushta me BE-në, edhe pas largimit formal nga institucionet evropiane në Bruksel.

Kryeministrja May është mbështetëse e të ashtuquajturit Brexit “i butë”, duke mbajtur tregtinë e lirë dhe raportet e afërta politike me Brukselin.

Fraksioni tjetër ku janë Johnson dhe Davis, është i mendimit se Britania e Madhe gjatë negociatave po heqë dorë nga shumë çështje, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë e saj tregtare dhe ekonomike pas Brexitit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit