Kriza qeveritare në Itali, të gjithë skenarët pas emërimit të Mario Draghit

Mos i humb

Rrugëtimi i Mario Draghit si kryeministër i mundshëm i Italisë, nis saot në orën 12, pastaj nis konsultimi me palët, formimi i kabinetit qeveritar dhe më në fund votëbesimi në Parlament.

Mbrëmja e djeshme ka shënuar një kthesë të rëndësishme në zgjidhjen e krizës qeveritare në Itali, me aktor kryesor Mario Draghin, ish kreun e Bankës Qëndore Evropiane, i lakuar prej kohësh. Agjencitë italiane të lajmeve kanë lajmëruar se presidenti italian Matarella takohet sot me Mario Draghin. Por çfarë ndodh tani? Cilat janë fazat që na ndajnë nga krijimi i një ekzekutivi të ri?

1) Detyra

Sot, kreu i shtetit do të ftojë Mario Draghi-n në me synimin për t’i besuar atij detyrën e formimit të qeverisë së re . Në fakt, kushtetuta nuk parashikon zgjedhjen direkte të kryeministrit. Në këto raste, Kryeministri i caktuar pranon “me kusht” dhe menjëherë më pas fillon nga puna për të përcaktuar programin e qeverisë dhe ekipin e ministrave.

2) Konsultimet

Menjëherë pas emërimit të Draghi do të fillojë konsultimet me palët për të kuptuar nëse ekzekutivi i tij do të jetë në gjendje të ketë mbështetjen e Parlamentit apo jo. Nëse kjo nuk është e mundur, Draghi do të kthehet te Presidenti Mattarella për ta njoftuar atë për dorëheqjen e tij nga posti.

Çfarë ndodh në rast anulimi?

Në rast se ndodh që Draghi nuk siguron dot mbështetjen e Parlamentit, Presidenti i Republikës ka tre rrugëzgjidhje: t’ua besojë detyrën një personi tjetër , ta dërgojë qeverinë Draghi sërish për miratim, ose të shpërndajë Dhomat dhe të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

2) Pranimi

Nëse qeveria merr mbështetjen e parlamentit, kur ai të ketë përfunduar programin dhe të ketë vendosur për përbërjen e qeverisë së tij, Draghi do të shkojë në pallatin presidencial për të pranuar zyrtarisht emërimin dhe për t’i dorëzuar listën e ministrave presidentit Mattarella .

3) Dekreti i emërimit dhe betimi

Në këtë pikë duhen dy akte të tjera zyrtare: dekreti i emërimit dhe betimi i Kryeministrit dhe ministrave. 

4) Besimi

Duke qënë se Italia ka një sistem parlamentar të bazuar në ndarje dhe ekuilibër fuqish, qeveria duhet të paraqitet në të dy dhomat brenda dhjetë ditësh: Draghi do të paraqesë programin e tij në Dhomë dhe Senat për të  fituar besimin e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit