Kriza venezualiane: ushtria e Maduros, vrasje në kufi

Mos i humb

Kriza venezueliane shënoi dy viktima së fundi e 15 të plagosur, pasi ushtria hapi zjarr ndaj një turme në afërsi të kufirit me Brazilin.

Ishin një morri njerëzish ata të cilët janë përpjekur të parandalojnë ushtarët në bllokimin e rrugës për hyrjen e ndihmave humanitare.

Është rastet e para të vrasjeve që lidhen me shpërndarjen e ndihmës humanitare në Venezuelë, operacion të cilin e kundërshton presidenti Nicolas Maduro, duke pretenduar që pas tyre fshihet një komplot amerikan për rrëzimin e tij

Dhuna shpërtheu në fshatin Kumarakapaj, në juglindje të Venezuelës, pasi zyrtarët lokalë u përpoqën për të ndaluar një autokolonë ushtarake e cila ishte duke lëvizur drejt kufirit brazilian, duke menduar se ushtarët kishin si qëllim bllokimin e shpërndarjes së ndihmës së huaj nën urdhërat e Maduros.

Megjithatë, sipas asaj çfarë u informua nga disa organizata jo-qeveritare, konvoji hyri në fshat dhe hapi zjarr ndaj tentativës për t’u penguar.

Maduro ka deklaruar më parë se ka mbyllur kufirin me Brazilin, duke kërcënuar të bëjë të njëjtën gjë me Kolumbinë.

SHBA ka dërguar tonelata ndihma në Kolumbi, por Maduro i refuzn, duke thënë se është një shoë dhe se i mjaftojnë ndihmat e aleatëve të saj, Rusisë dhe Kinës. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit