Kroacia mban zgjedhjet presidenciale më 29 Dhjetor

Mos i humb

Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 Dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Plenkoviç të martën.

Emri i fituesit pritet të dihet vetëm pas një balotazhi dy javë më vonë përtej datës së zgjedhjeve. Qeveria do ta zyrtarizojë datën të enjten ka thënë kryeministri para gazetarëve.

Presidenti aktual, Zoran Milanoviç, mandati i të cilit skadon në shkurt, synon një mandat të dytë dhe aktualisht prin në sondazhe.

Kundërshtari i tij më i madh është kandidati i partisë konservatore në pushtet HDZ, Dragan Primorac, tregojnë sondazhet.

Asnjëri nuk pritet të fitojë në rundin e parë, sipas sondazheve, dhe gjithçka pritet të finalizohet në rundin e dytë që mund të mbahet më 12 Janar.

Millanoviç i ka fituar zgjedhjet presidenciale në Janar të vitit 2020 si kandidat i partisë kryesore opozitare të Social-Demokratëve.

Ndonëse ka çuar përpara politikë të “Kroacisë normale” si demokraci liberale, në vjetët e fundit ai ka adoptuar retorikë populliste.

Presidenti 58-vjeçar ka dënuar qëndrimin e Bashkimit Evropian për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke nxitur kryeministrin e shtetit që ta akuzojë atë për “qëndrime pro-ruse”.

Ndonëse pozita e presidentit është kryesisht ceremoniale, presidenti përfaqëson Kroacinë në skenën botërore, koordinon bashkë me Qeverinë politikën e jashtme dhe është në krye të forcave të armatosura./REL

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit