KRU “Prishtina” apelon qytetarët që të kursejnë ujin e pijshëm

Mos i humb

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë apel te qytetarët që të kursejnë ujin e pijshëm.

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka publikuar fotografi të gjendjes aktuale në liqenin e Batllavës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Abdullahu, ka apeluar te qytetarët që të kursejnë ujin e pijshëm.

Sipas tij, nëse nuk bëhet kjo, qytetarët do të përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

Postimi i plotë i Abdullahut pa ndërhyrje:

Furnizimi global me ujë kërcënohet vazhdimisht gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike, mbikonsumin dhe menaxhim te dobet.

Apelojmë të kursehet uji i pijshëm, në të kundërtën do të përballemi me mungesa në furnizim të rregullt.

Liqeni i Batllaves_Korrik 2019-Batllava Lake July 2019./KSP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit