Kryebashkiaku i Moskës zgjat kufizimet e COVID-19 për shkak të rritjes së e rasteve të reja

Mos i humb

Kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, ka zgjatur kufizimet e koronavirusit të ri (COVID-19) për 10 ditë të tjera në përpjekje për të parandaluar situatën e përkeqësuar në kryeqytetin rus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate Sobyanin njoftoi se sheshet e ushqimit, sallat e lojërave të fëmijëve dhe kopshtet zoologjike do të qëndrojnë të mbyllura për vizitorët deri më 29 qershor, ndërsa parqet vazhdojnë të jenë të hapura vetëm për shëtitje.

Shërbimet hotelierike, klubet e natës, baret, diskotekat dhe vendet e karaokës ndalohen të pranojnë vizitorë nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Gjatë këtyre orëve lejohet vetëm shërbimi “merr me vete”.

Dekreti paraqiti një limit të numrit të njerëzve që mund të jenë njëkohësisht të pranishëm në ngjarje argëtuese me 1.000 persona dhe ndalesa në zonat që nuk kanë ulëse, përfshirë zonat e tifozëve dhe vendet e vallëzimit. Dekreti gjithashtu përfshin zonat e tifozëve EURO 2020.

Në ndërkohë, autoritetet e Moskës ranë dakord me sugjerimin që disa restorante të zhvillojnë një eksperiment të organizimit të pikave të shërbimit të ushqimit “COVID Free” për të mbështetur bizneset.

Eksperimenti fillon më 19 qershor dhe do të zbatohet në 15-20 restorante për fillimin.

Eksperimenti sugjeron anulimin e masave kufizuese për restorantet që do t’u shërbejnë vetëm atyre që kanë marrë dy dozat e vaksinës së koronavirusit.

Vaksinimi supozohet të konfirmohet duke treguar kodin e veçantë QR, përmes aplikacionit celular të Shërbimeve Shtetërore.

Individët nën 18-vjeç mund të vizitojnë vende të tilla të ngrënies pa siguruar kodin QR, por vetëm nëse shoqërohen nga prindërit e tyre të vaksinuar ose përfaqësues të tjerë ligjorë, të cilët mund të konfirmojnë që kanë marrë vaksinën.

Vetëm restorantet që nuk kanë më shumë se dy shkelje të masës kufizuese në 90 ditë para eksperimentit kanë të drejtë të aplikojnë për të marrë pjesë në eksperiment.

Lista e restoranteve që bashkohen me eksperimentin do të publikohet në faqen e internetit të Bashkisë së Moskës pasi zyrtarët të kontrollojnë aplikimet dhe të zgjedhin vendet më të përshtatshme.

Sot, Rusia ka regjistruar kulmin më të madh ditor që nga 1 shkurti, pasi 17.262 njerëz rezultuan pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të prekurve në 5.28 milionë.

Numri i të shëruarave u rrit me 10.954 gjatë ditës së kaluar për të arritur në 4.85 milionë, ndërsa viktimat u rritën me 453, duke e çuar numrin e të vdekurve në 128.445.

Moska regjistron numrin më të madh të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë, ku 9.056 njerëz kontraktuan virusin që nga dita e djeshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit