COVID-19, Konferenca Ndërkombëtare e Punës apelon për një plan gjithëpërfshirës të rimëkëmbjes

Mos i humb

Konferenca e 109-të Ndërkombëtare e Punës (ILC), e mbajtur në Gjenevë, ka miratuar një rezolutë duke u bërë thirrje udhëheqësve globalë të materializojnë një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme nga ndikimet e pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Bangladeshit njoftoi se rezoluta u miratua pas një negocimi intensiv në Komitetin e Përgjigjes COVID-19 që drejtohej nga Dhaka.

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Bangladeshit në Gjenevë, Mustafizur Rahman, kryesoi komitetin derisa kombi i Azisë Jugore po ashtu udhëhoqi Grupin e Azisë dhe Paqësorit në negociata si koordinator.

Rezoluta renditi disa rekomandime, përfshirë qasjen e barabartë në vaksinat kundër COVID-19 për të gjithë personat me veprime të veçanta për uljen e rreziqeve shëndetësore të punonjësve shëndetësor.

“Rezoluta apelon fuqishëm për qasje në kohë, të përballueshme dhe të barabartë në vaksinat kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit në të gjitha vendet për ringjalljen e ekonomisë globale dhe botës së punës”, tha ILC.

I shfaqur në Kinë në dhjetor të vitit 2019, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, koronavirusi deri më tani në të gjithë botën ka infektuar të paktën 177.3 milionë persona ndërsa mbi 3.8 milionë të tjerë kanë humbur jetën.

Pandemia po ashtu ka ndikuar në ekonominë globale me miliona njerëz në të gjithë botën që kanë humbur vendet e tyre të punës.

Duke iu referuar rolit të rëndësishëm të stafit shëndetësor gjatë pandemisë, rezoluta bëri thirrje për të siguruar “qasjen në vaksina dhe pajisjet e mbrojtjes personale për punëtorët, veçanërisht për të reduktuar rrezikun shëndetësor të punonjësve shëndetësorë si dhe pagat dhe shtesat për të gjithë punëtorët”.

Ajo po ashtu nxiti Organizatën Ndërkombëtare të Punës që të luajë “një rol më efektiv për përshpejtimin e mbështetjes për shtetet për të adresuar rritjen e pabarazisë midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim”.

Duke theksuar sektorët më të prekshëm në pandemi, rezoluta rekomandoi zgjerimin e programeve të rrjetit të sigurisë sociale me një fokus të veçantë tek gratë, të moshuarit dhe migrantët.

Rezoluta po ashtu bën thirrje për miratimin e një plani të menjëhershëm të rimëkëmbjes pas-pandemike, plan të balancuar në baza gjinore, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt njerëzve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit