Kryediplomati i BE-së për vizitë treditëshe në Ukrainë

Mos i humb

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, këtë javë do të zhvillojë vizitë treditore në Ukrainë për të treguar mbështetje ndaj Kievit përballë kërcënimit rus, njoftoi sot Komisioni Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të udhëtojë në Ukrainë më 4-6 janar”, theksoi organi ekzekutiv i BE-së në një deklaratë.

“Udhëtimi i tij i parë jashtë vendit këtë vit nënvizon mbështetjen e fortë të BE-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në një kohë kur vendi përballet me ngritje ushtarake dhe veprime hibride ruse”, thuhet në deklaratë.

Gjatë udhëtimit të tij, Borrell së pari do të vizitojë Ukrainën lindore dhe linjën e kontaktit me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, kurse më pas do të zhvillojë bisedime me autoritetet ukrainase në Kiev.

Zyrtarët e lartë të BE-së kanë shprehur vazhdimisht mbështetje për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës gjatë muajve të fundit, duke deklaruar se një sulm kundër Ukrainës do të rezultonte me kosto të larta politike dhe ekonomike për Rusinë.

Në dhjetor, Borrell u tha ligjvënësve të BE-së se shërbimi diplomatik i bllokut ka punuar për një “qëndrim parandalues” për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, por ka përgatitur skenarë të ndryshëm për veprimet e Rusisë kundër Ukrainës.

Në vitin 2014, Moska filloi të mbështesë forcat separatiste në Ukrainën lindore kundër qeverisë qendrore, një politikë që ajo e ka mbajtur në shtatë vitet e fundit.

Për herë të dytë në vitin 2021, Moska stacionoi trupa të konsiderueshme ushtarake në dhe rreth Ukrainës në nëntor.

BE-ja ka aplikuar masa kufizuese si përgjigje të krizës ukrainase që nga viti 2014.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit