SHBA përjashton Etiopinë, Malin dhe Guinenë nga programi i tregtisë pa taksa

Mos i humb

SHBA njoftoi se që nga 1 janari 2022 ka hequr Etiopinë, Malin dhe Guinenë nga programi i saj i tregtisë pa taksa, duke përmendur shkeljet e të drejtave të njeriut dhe grushtet e shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“SHBA-të kanë hequr Etiopinë, Malin dhe Guinenë nga programi i preferencës tregtare të Aktit të Rritjes dhe Mundësive Afrikane (AGOA) për shkak të veprimeve të qeverive në këto vende”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-ve.

Gjithashtu theksohet se presidenti Joe Biden është thellësisht i shqetësuar për ndryshimin antikushtetues të pushtetit në Guinea dhe Mali dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në luftën civile në Etiopi.

Në një deklaratë në nëntor të vitit 2021, presidenti Biden paralajmëroi se këto vende do të përjashtoheshin nga ky program i tregtisë pa taksa për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në rajonin Tigray të Etiopisë dhe grushteve të shtetit në Mali dhe Guinea.

Programi i preferencës tregtare AGOA u mundëson vendeve afrikane të tregtojnë pa taksa me SHBA-në.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit