Kryemadhi i përgjigjet Veliajt me video: Shikoje si e ke thënë me zërin tënd…

Mos i humb

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i përgjigjet me urgjencë kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili i përmendi emrin gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, teksa tha se “Në dallim nga ju, unë vij i përgatitur.

Nuk dëgjoj Monikën në televizor, që bëhet gazi i botës”.

Në përgjigjen e saj, Kryemadhi i publikon Veliajt një deklaratë të tijën, ndërsa thekson se ai i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak.

“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak.

Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit.

Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”, shkruan Kryemadhi.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit