Kryemadhi: Ja çfarë dëshmova për inceneratorin e Tiranës

Mos i humb

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas dëshmisë së saj në SPAK.

Kryemadhi dha detaje rreth marrjes së saj në pyetje.

“Sot isha pranë SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kam dorëzuar padi në 4 mars të 2021.

Gjerat tani po zbardhen, shpresoj që më e pakta është që të ndalet pagesa për inceneratorin.

Edhe pse është thënë për marrjen e bonusin 8 pikësh për këtë kompani, në rastin kur nuk kemi pagesa buxhetore, s’kemi pse bëjmë pagesën 29 euro për ton.

Shtova dhe do vazhdoj të dorëzoj dokumentet e tjera për rihapjen e vend depozitimit të ri në Sharrë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi dëshmoi sot për gati 2 orë e gjysmë në SPAK, ndërsa pohoi se ka dorëzuar dokumente shtesë.

Pyetje: Faza e hetimeve për zyrtarë të tjerë të lartë?

Kryemadhi: Unë vazhdova me faktet e mia , Inceneratori i Tiranës ka të bëjë më çështjen e mbështetjes financiare që i është dhënë një projekti dhe nuk është rastësi që kontratat e Fierit dhe të Elbasanit janë kontrata që kanë mbaruar. Edhe pse nuk ka incenerator në rastin e Tiranës ne paguajmë. Mbështetja që jepet nga qeveria, janë të gjitha procese që mbledhin të gjithë zinxhirin e funksionimit. Pastaj se cili është roli i Lefter Kokës, apo i Veliajt është çështje tjetër. Unë e them që Inceneratori i Tiranës është skenë krimi. Unë do të vazhdoj edhe me publikimin e videove të tjera”, tha ajo.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit