Kryemadhi sqaron votën në kuvend: Drejtësia s’duhet kapur nga politika, skeptike se si ndryshoi PD qëndrim brenda orës

Mos i humb

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se ka absetnuar sa i përket zgjatjeve të afateve të vettingut.

Ajo theksoi para gazetarëve se LSI ka propozuar zgjatjen e afateve që në vitin 2018, por asokohe nuk u mor parasysh. Kryemadhi tregoi, se deputeti i LSI, Agron Çela ka votuar pro zgjatjeve të afateve, ndërsa shtoi se ndihet skeptike se si opozita ndryshoi për 1 orë qëndrim sa i përket votimit.

“Po bëj të qartë qëndrimin e LSI sa i përket vettingut, edhe pse në fjalën time në parlament e kisha të qartë. Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të rëndësishme, por që për hir të së vërtetës devijimi i saj duke krijuar problematika, ka lënë shumë për të dëshiruar. Dua t’ju ritheksoj se LSI ka marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve në të gjitha mbledhjet, ka bërë oponencën në procesin e analizimit të afateve. në janar shkurt të 2018 LSI ka paraqitur një paketë ndryshimesh kushtetutës ku një pjesë kryesore përbënte kjo që u votua në parlament. Lë për të dëshiruar që PD nuk mori pjesë në asnjë mbledhje, përkundrazi e bojkotoi.

Dyshues në këtë proces ndryshimi nga për një orë nga kundra në pro, bën enigmatik. Duhet të shkëputemi nga shitja e votave për interesa personale. Nëse ka probleme me drejtësinë, prokurorin belg, me drejtësinë amerikane, anti-mafian, nuk mendoj që vota e deputetëve nuk duhet të ndryshojë brenda një ore. Proceset që kanë të bëjnë me Kushtetutën e Shqipërisë duhet bërë me përgjegjshmëri. Shqiptarët po largohen nga Shqipëria, po ndihen më të varfër dhe të pa respektuar. Nuk mund të jetë e shenjë një godinë e tillë. Njerëzit nuk e kuptojnë se si mund të falsifikohet një dokument që shkon në Gjykatë Kushtetuese, e vettingu do të jetë peng i një ore për të ndryshuar mendjen sepse vazhdon drejtësia të kapet nga politika. Unë kam abstenuar, zoti Çela votoi pro. Por kur votoi pro PD, pse mos votojë Çela”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit