Kryemadhi vizitë në Kryegjyshatën Bektashiane për Ditën e Hashures: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ngadhënjimin e të mirës mbi të keqen

Mos i humb

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një vizitë sot në Kryegjyshatën Bektashiane me rastin e Ditës së Hashurës ku është takuar me Kryegjyshin botëror të bektashinjve Edmond Ibrahimaj.

Pas vizitës, ku shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi dhe anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri, Kryemadhi tha se me urimin e saj shkon në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat tanë nga çdo mëkat që ne kemi, nga çdo e keqe që na ka kapur dhe për të ecur përpara për t’i dhënë begati vendit tonë.

Ajo e cilësoi këtë ditë si simbol të ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, duke kujtuar betejën e Imam Hyseinit.

“Sot në ditën e Hashures, dita kur Imam Hyseini udhëhoqi betejën në Qerbela për të përmbysur diktaturën famëkeqe të Jezitit mavi dhe për të rindërtuar paqen, demokracinë dhe për të çliruar popujt nga kjo dhunë e kjo zgjedhë. Në këtë ditë do të dëshiroja që me këtë urim të shkonim kudo në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat tanë nga çdo mëkat që ne kemi, nga çdo e keqe që na ka kapur dhe për të çliruar shpirtrat tanë për të ecur përpara për t’i dhënë begati familjeve tona, për t’i dhënë begati popullit tonë, për t’i dhënë begati vendit tonë. Sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ngadhënjimin e të mirës mbi të keqen. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë dhe Zoti i dhëntë Shqipërisë mbarësi e begati ashtu sikurse në betejën e Qerbelasë u çliruan nga çdo dhunë e çdo padrejtësi që i bëhej”, tha Kryemadhi.

Vizitë në kryegjyshatën bektashiane e shoqeruar nga Sekretari i Pergjithshem i LSI, Endrit Braimllari, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi dhe anëtarja e kryesisë Elona Guri

Vizitë në Kryegjyshatën Bektashiane e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi dhe anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri.

Gepostet von Monika Kryemadhi am Dienstag, 1. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit