Aktivistja saudite hyn në grevë urie

Mos i humb

ktivistja saudite për të drejtat e grave, Loujain al-Hathloul ka filluar grevë urie në një nga burgjet e mbretërisë, tha në një deklaratë të hënën familja e saj.

Motra e Loujain, Lina, në llogarinë e saj në Twitter tha se prindërit e saj vizituan Loujain kohët e fundit në qelinë e saj të burgut.

“Prindërit e mi vizituan Loujain sot. Ajo ishte në ditën e gjashtë të grevës së urisë për të protestuar kundër pengimit të saj që të thërriste familjen e saj”, tha Lina.

Ajo shtoi se shëndeti i motrës së saj është “përkeqësuar”, pa dhënë detaje tjera.

Në një postim në Twitter në qershor, grupi saudit për të drejtat e njeriut “Të Burgosurit e Ndërgjegjes”, kërkoi që autoritetet saudite të zbulojnë statusin shëndetësor të Loujain, e cila ka qenë e ndaluar për më shumë se dy vjet në burgjet saudite.

Autoritetet saudite ende nuk kanë dhënë komente për pretendimet e familjes së Loujain. Autoritetet mohojnë privimin e të burgosurve nga të drejtat e tyre.

Më 15 maj të vitit 2018, autoritetet arrestuan një numër aktivistesh femra për të drejtat e njeriut, përfshirë Loujain, Samar Badawi, Nassima al-Sadah, Nouf Abdelaziz al Jerawi dhe Mayaa al-Zahrani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit