Kryeministri britanik Johnson largohet nga kujdesi intensiv

Mos i humb

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka dalë nga kujdesi intensiv, ku ai prej tre ditësh po trajtohej për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

“Kryeministri është transferuar në dhomë nga kujdesi intensiv sonte. Gjatë fazës së parë të trajtimit, ai do të jetë nën mbikëqyrje të afërt”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se Johnson ndihet mirë.

Johnson u diagnostikua me COVID-19 më 27 Mars dhe deri më 5 prill qëndroi në izolim, kur u shtrua në spital për shkak të vazhdimit të simptomave, ndërsa një ditë më pas u vendos nën kujdes intensiv si pasojë e përkeqësimit të gjendjes.

Më herët u njoftua se gjatë qëndrimit treditor nën kujdes intensiv, Johnson është trajtuar me oksigjen, por pa u vendosur në aparat të frymëmarrjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit