Kryeministri Edi Rama viziton në paraburgim ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama viziton në paraburgim ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Rama ka publikuar një video në “Facebook”, ku shihet teksa hyn në ndërtesën ku ndodhet Thaçi në Hagë, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

“Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, shkruan Rama.

Po sot ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

Gjatë seancës për paraqitje të mëtejme më 10 maj, Thaçi tha se nuk i ka kuptuar akuzat sepse kanë qenë shumë të deklaruara, por tha se deklarohet i pafajshëm.

“Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, tha ai, teksa mori pjesë në seancë përmes video-lidhjes nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit