Kryeministri sllovak, Robert Fico është plagosur, pas disa të shtënave dhe ndodhet në spital.
Raportet e mediave thonë se kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital, sipas AP.
Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3.
”Një i dyshuar është arrestuar”, tha ai.
”Tërësisht e tronditur nga sulmi brutal dhe i pamatur i sotëm ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, të cilin e dënoj në termat më të ashpër të mundshëm”, shkroi presidentja Zuzana Çaputova në X.
”I uroj shumë forcë në këtë moment kritik dhe shërim të hershëm. Mendimet e mia janë gjithashtu me familjen dhe të afërmit e tij”, shtoi ajo.
Mandati i fundit i Ficos si kryeministër filloi në tetor.
59-vjeçari ka mbajtur më parë postin e kryeministrit nga viti 2006 në 2010 dhe nga 2012 në 2018.