Kryeministri Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë nuk mund të arrihet përmes territoreve dhe kufijve

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se zgjidhja me Serbinë nuk mund të arrihet përmes territoreve dhe kufijve.

Këto komente ai i bëri në konferencë për media pas takimit që pati me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi me të cilin ka diskutuar për referendumin në Maqedoni, të cilit i ka dhënë përkrahje.

“Sot kemi pasur mundësinë që të takohemi zyrtarisht me Menduh Thaçin për të diskutuar temat aktuale këtu dhe në Maqedoni, e në veçanti për temën e përbashkët – shqiptarët. I themi po referendumit në Maqedoni dhe ajo të anëtarësohet në NATO. Presidenti ka që dy ditë që jemi takuar me të. I diskutojmë të gjitha temat, kemi mendime ndryshe deri te një marrëveshje finale me Serbinë. Mendoj se Kosova, përkundër që ka dhimbje të mëdha, prap e gjen forcën me ec përpara me ec drejt NATO-së e BE-së. Jemi shumë të interesuar për një zgjidhje, por kjo s’mund të arrihet përmes territorit dhe kufijve”, ka deklaruar Haradinaj.

E Thaçi ka deklaruar se partitë shqiptare po punojnë për një rezultat pozitiv të referendumit në Maqedoni.

“Çështja kryesore që është diskutuar sot është referendumi në Maqedoni. Një moment historik për shqiptarët në Maqedoni, dhe të gjitha partitë shqiptare po punojmë në këtë aspekt. Besoj në një rezultat jashtëzakonisht pozitiv. Besoj se do të jetë pozitive pasi i kemi borxh perëndimit. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë padyshim se ka efekt edhe në Maqedoni e rajon. Pa diskutim kam një besim të plotë në institucionet e Kosovës se do të punojnë në të mirën e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit