Frika në palcë: miliarderë në Zelandën e Re, me bunker në rast të një lufte bërthamore

Mos i humb

Zelanda e Re konsiderohet si një oaz mbijetesë në rast të ndonjë apokalipsi bërthamor. Dhe kjo ka shtyrë shtatë miliarderë nga Silicon Valley, të cilët janë të gatshëm të paguajnë ndërtimin e një bunkeri gjigand për të shpëtuar kokën.

Kompania e ndërtimit është Rising S Jerry Lynch, raporton portali i Zelandës së Re, Hauraki.

Menaxheri i përgjithshëm i kësaj kompanie shpjegon pse Zelanda e Re është destinacioni ideal për mbijetesë.

“Zelanda e Re nuk është armiku i dikujt, nuk është një objektiv në rast të një lufte bërthamore, as ndonjë luftë tjetër, është një vend ku njerëzit mund të gjejnë një vend të fshehtë”, tha Lynch për Bloomberg.

Vlera e tërë projektit është 11.5 milion dollarë.
Të shtatë njerëzit e pasur nuk janë të gatshëm të flasin me mediat në lidhje me këtë projekt, por disa detaje janë të njohura, si përshembull se ata do të jenë në gjendje që të hyjnë në bunker direkt nga jahti apo avioni. /tesheshi.com/

Shihni skemën e projektit:

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit