Kryeministri Haradinaj priti në takim Drejtorin Rajonal të Institutit Kombëtar për Demokraci

Mos i humb

Kryeministri Haradinaj priti në takim Drejtorin Rajonal të Institutit Kombëtar për Demokraci, Robert Benjamin.

Prishtinë, 29 nëntor 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Drejtorin Rajonal të Institutit Kombëtar për Demokraci, Robert Benjamin.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast, ka shprehur falënderim për gjithë kontributin që ky institut e ka dhënë për shtetin e Kosovës, në shumë sfera me interes për vendin.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar z. Benjamin për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon vendi, të arriturat dhe sfidat e Kosovës.

Ndër tjerash, Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova ka nevojë që edhe më tej të vazhdojë bashkëpunimin me NDI në shumë projekte dhe procese të rëndësishme të vendit, duke shprehur përkushtimin dhe gatishmërinë që të avancohet partneriteti mes dyja palëve.

Nga ana e tij, Drejtori Rajonal i Institutit Kombëtar për Demokraci, Robert Benjamin e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme duke e siguruar atë se bashkëpunimi dhe mbështetja e këtij instituti do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit