Kryeministri i Irakut zotohet të ndjekë DEASH-in përtej kufijve të vendit

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, është zotuar se do të ndjekë terroristët e DEASH-it si brenda Irakut ashtu edhe përtej kufijve të vendit të tij.

Duke shënuar përvjetorin që kur grupi terrorist u dëbua nga qyteti i Mosulit, al-Abadi deklaroi se, “Ne do t’i zhdukim bandat e mbetura të DEASH-it dhe qelizat e gjumit, edhe nëse duhet t’i ndjekim ato jashtë kufijve tanë”.

Al-Abadi më tej theksoi se Iraku kishte filluar fazat fillestare të përpjekjeve për rindërtimin e vendit, veçanërisht në zonat e çliruara nga DEASH-i. “Ne kemi formuluar strategji për rindërtimin e vendit, zbatimi i të cilit tashmë ka filluar”, tha al-Abadi.

Forcat irakiane e rimorën Mosulin nga DEASH-i, me ndihmën e një koalicioni të udhëhequr nga SHBA-të, më 10 korrik të vitit të kaluar. Që atëherë, ata kanë vazhduar të kryejnë operacione të shpeshta me qëllim të çrrënjosjes së prezencës së vazhdueshme të grupit në zonë.

Dhjetorin e kaluar, zyrtarët në Bagdad deklaruan se prania ushtarake e DEASH-it në vend ishte shkatërruar. Megjithatë, grupi ende duket se mban një prani aktive në rajonet veriore dhe perëndimore të Irakut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit