Kryeministri i Kosovës thotë se nuk e përkrah nismën

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës ka mohuar të jetë përkrahës i idesë së Shengenit Ballkanik.

I pari i Qeverisë, Avdullah Hoti ka thënë se edhe në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të enjten është diskutuar për bashkëpunim ekonomik sipas parimeve evropiane.

Partia e dytë më e madhe në Qeveri, AAK thonë se nuk besojnë se Kryeministri Hoti do të pranojë të bëhet pjesë e ndonjë takimi për këtë temë duke ditur se AAK-ja është kundër.

Ideja e Shengenit Ballkanit nisi në kohën kur Kosova qeverisej nga ish Kryeministri, Ramush Haradinaj.
E ky i fundit refuzoj pjesëmarrjen në çdo takim, si kundërshtim i idesë së krijimit të një tregu vetëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit