Kryeministri i Malajzisë: Nuk do t’i kthejmë refugjatët arakanas

Mos i humb

Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin, tha se nuk kanë një plan për t’i kthyer prapa refugjatët arakanas të cilët muajin e kaluar nëpërmjet detit kaluan në vendin e tij, raporton (AA).

Ai duke folur në sesionin parlamentar, iu përgjigj pyetjeve për rreth 300 arakanas të cilët në qershor hynë në mënyrë ilegale në Malajzi, ku tha se janë duke punuar për një zgjidhje më të mirë dhe të efektshme për refugjatët.

“Qeveria jonë nuk ka pasur kurrë një plan për t’i rikthyer në ujërat e hapura refugjatët. Tani jemi duke hulumtuar vallë në mesin e refugjatëve që kanë ardhur në vendin tonë ka njerëz që janë përzier në trafikimin e njerëzve dhe krime të ngjashme”, u shpreh ai.

Ai theksoi se refugjatët arakanas duhet të merren në mbrojtje ndërkombëtare në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara (OKB).

“Në rast se OKB merr iniciativë në lidhje me këtë temë refugjatët nuk do të dërgohen, përderisa sigurohet kthimi i tyre në atdhe në mënyrë të sigurtë ata do të mbeten në Malajzi”, tha më tej kryeministri i Malajzisë.

Malajzia më 9 qershor ndaloi 269 refugjatë arakanas që kishin hyrë ilegalisht nga deti në ishullin Langkawi.

Tre ditë pas kësaj rreth 300 refugjatë të tjerë arakanas ishin kthyer përderisa tentuan të hyjnë në Malajzi.

Pas kthimit dhe ndalimit të refugjatëve organizata Humans Right Watch kishte paralajmëruar Malajzinë.

Pas reagimeve ndërkombëtare, ministri i Mbrojtjes i Malajzisë, Ismail Sabri Yakub, njoftoi se do të vazhdojnë t’i kthejnë refugjatët arakanas të cilët përpiqen të hyjnë në mënyrë ilegale në vendin e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit