Libi, plagosen 3 fëmijë nga shpërthimi i minës së vendosur nga forcat e Haftarit

Mos i humb

Tre fëmijë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një prej minave të vendosura në jug të kryeqytetit libian Tripoli nga milicitë e Khalifa Haftarit, udhëheqësit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, transmeton (AA).

Në një deklaratë, komanda e operacionit “Vullkani i Tërbimit” i ushtrisë libiane bëri të ditur se mina ka shpërthyer në zonën Halle në jug të Tripolit dhe se dy nga tre fëmijët e plagosur ishin nga e njëjta familje.

Megjithatë, në deklaratë nuk janë dhënë detaje për kohën dhe vendin e saktë të incidentit.

Ndryshe, Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, dje tha se 52 persona kanë humbur jetën në Tripoli nga minat dhe eksplozivët, ndërsa 96 janë plagosur.

Më 22 maj, ushtria libiane kishte njoftuar se forcat e Haftarit kanë vendosur mina dhe mjete shpërthyese në vendbanimet civile para tërheqjes nga jugu i Tripolit pas disfatës së pësuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit