Kryeministri irakian: Lufta kundër DEASH-it ka përfunduar

Mos i humb

Kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi tha se forcat e sigurisë kanë marrë nën kontroll kufirin Irak-Siri dhe se lufta kundër organizatës terroriste DEASH ka përfunduar.

Ibadi gjatë fjalimit të tij në “Konferencën Ndërkombëtar të Mediave” në Bagdad, të organizuar nga Sindikata e Gazetarëve Irakianë tha se forcat e sigurisë kanë marrë nën kontroll gjithë kufirin me Sirinë dhe se lufta kundër DEASH-it ka përfunduar.

Lidhur me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për Jerusalemin, Ibadi tha se “Askush nuk ka të drejtë dhe mundësi për vjedhjen e Jerusalemit”.

Ai edhe në deklaratën e mëparshme ka thënë se nuk e pranon vendimin e SHBA-ve për Jerusalemin dhe se ky vendim do të ketë reflektime negative në rajon.

Gjithashtu në një deklaratë me shkrim nga Rrjeti Mediatik i Luftës të Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut, thuhet se gjeneral lejtnant Abdulemir Jarullah, përgjegjës për operacionet kundër DEASH-it, ka bërë të ditur se i gjithë territori i shtetit është pastruar nga organizata terroriste DEASH./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit