Loja e SHBA-së dhe Kandili i quajtur SDG në pozitë të vështirë

Mos i humb

Organizata terroriste PYD/PKK në Siri, e cila u formua 14 vite më parë me mbështetjen e SHBA-së, ka marrë më shumë se çerekun e territorit të përgjithshëm të vendit. Pas DEASH-it, SHBA me siguri do të duhet të kërkojë arsye të reja për ofrimin e ndihmës për SDG-në, e cila shërben si paravan i organizatës terroriste PYD/PKK.

Direktivën për formimin e organizatës terroriste PYD/PKK e pati dhënë lideri i dënuar i organizatës terroriste PKK, Abdullah Ocalan më 16 shkurt 2002.

Udhëheqja e organizatës terroriste të PKK-së, aso kohe me KCK e quante organizatën terroriste kornizë e cila mblidhte strukturat në katër pjesët e të ashtuquajturit “Kurdistan”. Pas kësaj, krahu i kësaj organizate terroriste në Turqi u quajt KCK, krahu sirian PYD, krahu irakian PCDK, kurse krahu i organizatës në Iran quhej PJAK.

PYD u formua më 17 tetor 2003 dhe që nga ajo kohë deri në fillim të luftës civile në Siri, strukturat e organizatës terroriste u përcaktuan nga kuadrot kryesorë të organizatave terroriste në kampet në Kandil.

Kuadrot e Kandilit nga marsi i vitit 2011 dhe nëntorit të atij viti, kur edhe filluan konfliktet në Siri, formuan krahun ushtarak të organizatës terroriste. YPG filloi me veprimtari në korrik 2011. Një numër i madh terroristësh të trajnuar në kampet në veri të Irakut, fillimisht në Kandil, hynë në territorin e Sirisë.

Partneriteti me SHBA-të

Paraqitja dhe rreziqet nga organizata terroriste DEASH ishte baza dhe justifikimi për krijimin e një partneriteti të fortë midis SHBA-ve dhe PYD/PKK.

Mbështetja e parë ushtarake amerikane ndaj organizatës terroriste u realizua në shtator 2014, në kohën kur DEASH pushtoi Kobanin, i cili ishte nën kontrollin e PYD/PKK-së. Pas disa muajsh bombardimesh amerikane të Kobanit, DEASH u tërhoq.

Pas këtyre zhvillimeve, mbështetja e SHBA-së për organizatën terroriste PYD/PKK në rajonin lindor të Eufratit u forcua. Me këtë u zgjerua territori i pushtuar i kësaj organizate.

SDG vendosi maskën

Për të legjitimuar mbështetjen ushtarake ndaj organizatës terroriste PYD/PKK dhe për të ngritur reputacionin e krahut ushtarak YPG, SHBA në tetor të vitit 2015 këtij krahu i jep emrin SDG.

Terroristët e YPG-së nga kjo kohë fillojnë të përdorin emrin “Forcat Demokratike Siriane”, ose SDG, dhe pas dhjetorit 2015 ata kaluan në bregun perëndimor të Eufratit. Për ndryshimin e etiketës së terroristëve, dy vjet më vonë e konfirmoi edhe gjenerali amerikan Raymond Thomas.

“Ata veten e quanin zyrtarisht YPG, por turqit mendojnë se mes tyre dhe PKK-së nuk ka asnjë dallim. Ata thonin (Turqia) ‘Po bashkëpunoni me terroristët të cilët janë armiqtë tanë, si mund të bëni këtë si aleati ynë”? Ne pastaj i thamë YPG-së se ata duhet të ndryshojnë emrin. Për shembull, si dëshironi të quheni përveç YPG? Një ditë më pas njoftuan se emri i tyre i ri është ‘Forcat Demokratike Siriane’. Mendoj se ishte një veprim i zgjuar për faktin se emrin e tyre figuron ‘demokratike’. Kjo ka ngritur reputacionin e tyre”, tha Thomas.

Gjenerali amerikan gjithashtu potencoi edhe rolin e Brett McGurk, përfaqësuesin special të presidentit amerikan Donald Trump për luftën kundër DEASH-it, i cili, sipas tij, YPG-në kështu e ka përfshirë në negociata dhe e bëri një partner të mirë të SHBA-ve.

Në periudhën prej tetorit 2015 deri në prill 2017, PYD/PKK mori më shumë se çerekun e territorit të Sirisë dhe konfiskoi sasi të mëdha armësh. U konfiskuan armë të rënda, automjete të blinduara rezistente ndaj minave, municione, armë të lehta dhe naftë.

SHBA partneritetin e saj me YPG e quan me emrin SDF.

Parandalohet krijimi i një korridori terrorist nga veriu

Më 24 gusht 2016, Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) filluan ofensivën e quajtur “Mburoja e Eufratit”. Ofensiva parandaloi organizatën terroriste të formonte një korridor i cili përmes veriut të Sirisë kishte për qëllim të shtrihej drejt Mesdheut.

TSK dhe ULS hynë në rajonin sirian midis Arfin-it në Munbixh-it, të cilat ishin nën kontrollin e PYD/PKK, duke krijuar kështu një kontroll mbi trekëndëshin Azaz-Jarabulus-Al Bab. Më 25 prill, forcat turke sulmuan komandën kryesore të PYD/PKK-së në rajon që ishte pika ndërlidhëse e organizatës midis Sirisë dhe Irakut.

SHBA-së u kanë mbaruar justifikimet

Organizata terroriste PYD/PKK, me emrin SDG, në qershor kreu një operacion në qytetin Rakka dhe në shtator në qytetin Dejrizor. PYD/PKK, e cila në luftën kundër DEASH-it kishte mbështetje të konsiderueshme ajrore të SHBA-së, më 17 tetor mori kontrollin e Rakkas, ndërsa në mesin e nëntorit ajo avancoi drejt Dejrizorit dhe arriti në pjesën e dytë të kufirit të Irakut.

Kështu, mbeti një territor shumë i vogël për të luftuar DEASH-in.

Prandaj, administrata e Washingtonit do të duhet të gjejë arsye të reja, përveç DEASH-it, për të vazhduar mbështetjen e kësaj organizate.

Turqia vazhdon me porositë drejtuar SHBA-së për t’i tërhequr armët dhe të ndërpresë mbështetjen ndaj organizatës terroriste pasi që kanë përfunduar operacionet në Rakka dhe Dejrizor.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti amerikan Donald Trump gjatë një takimi më 25 nëntor diskutuan rreth temës së sigurimit të mbështetjes ushtarake për organizatën. Edhe pse Trump atëherë tha se mbështetja e armëve do të ndërpritet, zyrtarët amerikanë dërguan mesazhe kontradiktore rreth këtij qëllimi.

Sekretari amerikan Mbrojtjes, Jim Mattis javën e kaluar tha se YPG pa dyshim duhet të armatoset dhe se pas rënies së DEASH-it, personeli i organizatës do të transformohej në forca të “sigurisë dhe policisë”.

Paravani i SDG-së në marrëdhëniet e SHBA-së dhe Kandilit

Zëdhënësi i arratisur i SDG-së, paravanit të organizatës terroriste PYD/PKK që vepron në Siri, Talal Silo përshkroi të gjitha informacionet “për brenda” të ndihmës së armëve amerikane ndaj organizatës terroriste.

Silo tha se SHBA-të, nën pretekstin e furnizimit të armëve SDG-së, në fakt ata kanë furnizuar PYD/PKK me sasi të mëdha të armëve të rënda duke mos kontrolluar përdorimin e të njëjtave.

Silo tha se nga SHBA-të kanë pranuar sasi të mëdha armësh, por gjithë të tjerëve përpos kurdëve, pra arabëve, turkmenëve dhe sirianëve i kanë furnizuar me sasi të vogla të armëve të lehta. Ai gjithashtu tha se amerikanët nuk janë interesuar se ku kanë përfunduar armët si dhe nuk kanë pyetur se kundër kujt përdoren këto armë.

Zëdhënësi i ikur tha se në kohën e Obamës mbështetja ishte më e kufizuar, por me ardhjen e Trumpit ndryshoi edhe mënyra e mbështetjes ndërsa filloi edhe furnizimi me automjete të blinduara./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit