Kryeministri ka një mesazh për qytetarët

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar falje që nuk ka mundur t’u kthejë përgjigje të gjithë atyre që I shkruajnë, qoftë për këshilla, vërejtje apo mospajtime.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës e kundërshtarë të mi,

Gjithë këto ditë kam pranuar me mijëra mesazhe prej jush, që nga ato të përkrahjes së parezervë ndaj meje dhe veprimeve të mia si Kryeministër, e deri te këshillat, vërejtjet apo mospajtimet tuaja.  Dua t’iu siguroj se i kam lexuar të gjitha me vëmendjen më të madhe dhe sigurisht se do t’i kem parasysh në punën time!  Zëri i juaj ka rëndësi të jashtëzakonshme në punën time!  Por e kërkoj mirëkuptimin tuaj për pamundësinë që tu kthej përgjigje secilit veç e veç!  Dinamika e punës ma ka pamundësuar një gjë të tillë!

Me respekt, Juaji Ramush Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit