Kryeministri Rama vizitë në Rusi, takon kryediplomatin Lavrov

Mos i humb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në cilësinë si kryetar i radhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), po realizon një vizitë në Rusi (AA).

Rama gjatë qëndrimit në Moskë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, dhe zyrtarë të tjerë rusë.

Kujtojmë se gjatë vitit 2020 Shqipëria ka presidencën e radhës të OSBE-së, ndërsa në kuadër të kësaj kryesie, kryeministri Rama paralajmëroi vizita në disa shtete.

Ndërkohë, disa javë më parë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama prezantoi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së, duke theksuar se përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Ukrainë qëndrojnë në krye të axhendës së kryesimit të kësaj organizate.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit