Kryeministri takoi diplomatin amerikan Sell, flasin për thellim të bashkëpunimit në arsim

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar me ish diplomatin amerikan, Louis Sell.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj dhe Sell kanë biseduar për mundësin e themelimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kënaqësi e veçantë ta pres në takim anëtarin e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) dhe ish-diplomatin amerikan, Louis Sell, me të cilin biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve tanë, që të jenë në hap me dinamikat globale dhe standardet amerikane të edukimit. Prezenca e Rochester Institute of Technology (RIT) përmes AUK është edhe një dëshmi e fuqishme e marrëdhënieve të veçanta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit