Kryeministri turk Yildirim fillon vizitën në Korenë e Jugut

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yildirim ka arritur për vizitë zyrtare në Korenë e Jugut me rastin e vendosjes së 60 vjetorit jubilar të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Yildirim sëpari udhëtoi në qytetin jugperëndimor të Koresë së Jugut, Busan, në të cilin vizitën zyrtare e filloi me dhënien e nderimeve në Qendrën Memoriale të Kombeve të Bashkuara e cila është ndërtuar për nder të 462 ushtarëve turq që kanë rënë dëshmorë në Luftën Koreane.

Yildirim më pas udhëtoi për në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut ku është pritur me një ceremoni zyrtare nga zyrtarë të vendit.

Pas intonimit të dy himneve kombëtare Yıldırım ka përshëndetur trupën ceremoniale e cila ka tërhequr vëmendjen me veshjet lokale me ngjyra të ushtarëve të trupës ceremoniale.

Pas pritjes Yildirim, është nisur drejt hotelit ku do të akomodohet.

Kryeministri turk do të takohet me homologun koreanojugor Lee Nak-yeo, ndërsa janë paralajmëruar takime të tij edhe me kreun e parlamentit koreanojugor Chung Sye-kyun dhe presidentin Moon Jae-inom.

Yildirim në Korenë e Jugut ka udhëtuar me një delegacion të madh turk në të cilin janë ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë Faruk Ozlu, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Energjetikës dhe Resurseve Natyrore, Berat Albayrak, dhe zëvendës – kryetari i Partisë në pushtet Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) Hamza Dag.

Shefi i qeverisë turke Yildirim me zyrtarët koreanojugorë do të bisedojë për temat bilaterale si dhe për çështjet globale si lufta kundër terrorizmit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit