Kryeministri Yildirim kandidat për kryetar të Parlamentit të Turqisë

Mos i humb

Grupi parlamentar i Partisë AK i ka dorëzuar kryesisë së Kuvendit propozimin për kandidaturën e kryeministrit të Turqisë Binali Yildirim për kryetar të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit në Turqi, sot deputetët e zgjedhur dhanë betimin e tyre.

Sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë AK, Naci Bostancı dhe nënkryetarët e grupit parlamentar të kësaj partie ia dorëzuan kryesisë së Kuvendit kandidaturën e kryeministrit Yıldırım për kryetar të Parlamentit të Turqisë (TBMM).

Yildirim duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për kandidimin e tij për kryetar të Parlamentit tha: “Shpresoj të jetë në të mirën e atdheut dhe të popullit”.

Pasi iu rikujtua se ai është kandidati i parë për kryetar të Parlamentit, Yildirim tha: “Por, mund të dalin edhe kandidatët tjerë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se “A do të zgjidhet në raundin e parë”, Yildirim tha: “Nuk mund ta di, unë nuk mund të vendos për vullnetin e Parlamentit. Çfarë thotë Parlamenti dhe deputetët tanë, ajo ndodhë”.

Kryeministrit Yildirim po ashtu iu rikujtua deklarata e tij e mëparshme, ku ka thënë se “Zoti e mbyll një derë dhe e hap tjetrën”. Në lidhje me këtë ai tha: “Dera u hap, po shkojmë”.

Yildirim, kryeministri i fundit i Turqisë, po ushtron ditët e fundit në këtë detyrë, pasi vendi zyrtarisht kaloi drejt një sistemi presidencial të qeverisjes muajin e kaluar, me fitoren në zgjedhje të presidentit, Recep Tayyip Erdogan./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit