Kryeministrja e Serbisë thotë se Kosova nuk është pjesë e tyre, tregon nëse do ta njohin Kosovën!

Mos i humb

Gazeta serbe “Novosti” ka publikuar një intervistë të kryeministres së Serbisë për “Die Welt”, ku ajo ka bërë disa deklarata befasuese për Kosovën.

Brnabic ka deklaruar se raportet me Kosovën për serbët janë ende të rënda dhe emocionale. Ajo ka dhënë një deklaratë befasuese dhe ka thënë se Serbia nuk mund të insistojë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Megjithatë, ajo gjithashtu ka thënë se Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Presidenti (i Serbisë) Aleksandar Vuçiç ka bërë hap të guximshëm kur nisi dialogun ndërrajonal. Deri atëherë çdo bisedë ishte tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromis. Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk do të ishte kompromis. Ndërsa po të insistonim edhe më tutje se Kosova i përket Serbisë, kompromisi nuk do të ishte i mundur.”, i tha kryeministrja e Serbisë DW-së, transmeton gazetametro.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, disa herë më herët ka deklaruar se Serbia e ka humbur Kosovën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit