Kryeparlamentari kroat, pas incidentit nga Shesheli, ndërpret vizitën në Serbi

Mos i humb

Vetëm disa orë pasi arriti në Serbi, pas incidentit që shkaktoi krimineli i luftës Vojislav Sheshel i cili e shkeli flamurin kroat dhe shau anëtarët e delegacionit parlamentar nga Kroacia, kryetari i Parlamentit të Kroacisë Gordan Jandrokoviç mori vendimin për të ndërprerë vizitën në Beograd.

Incidenti i shëmtuar ndodhi derisa Jandrokoviç dhe anëtarët e Parlamentit ishin brenda Kuvendit të Serbisë.

“Kur në hyrje të Kuvendit e pa flamurin kroat, vrapoi, e rrëzoi shtizën e flamurit, u përpoq ta shqyente flamurin, pastaj në ndihmë i erdhi deputeti tjetër nga kjo parti Filip Stojanoviç dhe bashkërisht e shkelen me këmbë”, thotë me mburrej kumtesa nga Partia radikale.

Në kumtesë Sheshel lavdërohet se si flamurin dhe se kroatëve ua ka “sharë nënën ustashe”

Lideri i radikalëve serbë është dënuar nga Tribunali i Hagës me 10 vjet burgim për krimet kundër kroatëve në fshatin Hërtkovci në Vojvodinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit